-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nuk lëshon “pe”: S’ka komisione hetimore për opozitën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Repolitix”, kërkesën e opozitës për të ngritur komisione hetimore për 8 çështje të ndryshme, e konsideroi si një kërkesë që cënon Kushtetutën e vendit.

Rama tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision hetimor parlamentar dhe shtoi se opozita nuk mund të përfitojë me këtë të drejtë duke cënuar veprimtarinë e institucioneve pa pasur asnjë indicie.

“Është shumë e thjeshtë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim për ngritje komisionesh por kur nuk cënohet kushtetuta. Nuk mundet dot të abuzohet me këtë të drejtë për të cënuar qoftë veprimtarinë e institucioneve të tjera.

Sepse nuk mund të ngrihet një komision për Portin e Durrësit për shembull. Sepse duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi PSE-në e ngritjes së këtij komisioni. Parlamenti ngre funksione hetimore si ligjvënës në funksion të procesit ligjvënës për të adresuar probleme që dalin në proces.

Nuk është kjo fare detyra e parlamentit. Nuk janë këta as KLSH as prokuroria. Gjykata Kushtetuese, Parlamenti ka instrumenta të tjera para se të shkojë tek komisioni hetimor,” tha Rama.

“Shtohen klientët për bizneset e zonës”, marrëveshja me Italinë, Rama: Ja pse u zgjodh Lezha

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit