Ditën e sotme ka nisur gjyqi paraprak për Edison Memollën, kryetar bashkie i Rrogozhinës. SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla dhe tre të tjerë. Memolla akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
Ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku Edison Memolla asokohe kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.