-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evakuohen mbi 40 shtetas të Bosnjës nga Gaza

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës konfirmoi më 15 nëntor se 42 shtetas të saj apo anëtarë të familjeve të tyre janë larguar nga Gaza për në Egjipt.

Arritja e tyre në Egjipt ishte rezultat i “përpjekjeve disa javore nga të gjithë aktorët dhe institucionet e përfshira në procesin e ndërlikuar të evakuimit”, tha Ministria e Jashtme në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.

Kjo ministri shtoi se për shkak të vështirësive për të arritur në kufi, “një pjesë nuk arriti të evakuohej”.

Ministria e Jashtme e Bosnjës tha se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e ngjarjeve në procesin e evakuimit nga Gaza përmes pjesëtarëve të stafit të saj dhe ambasadorëve.

Sipas autoriteteve, 54 persona janë në listën për evakuim nga Gaza, 19 prej të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe pjesa tjetër janë familjarë të tyre.

Ambasadori i Bosnjës në Egjipt, Sabir Subasiq, më herët konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është nisur drejt Rripit të Gazës për shkak të evakuimit të shtetasve të Bosnjës. Ai tha se do të presë 42 personat që fillimisht janë evakuuar në Egjipt dhe po bëhen përpjekje që të evakuohen edhe dy të tjerë.

Ende nuk dihet se kur ky grup i të evakuuarve do të arrijë në Sarajevë. Më herët, Shoqata e komunitetit palestinez në Bosnje e Hercegovinë, që përfaqëson palestinezët që jetojnë në këtë shtet, tha se evakuimi i shtetasve të Bosnje e Hercegovinës po shkonte sipas planit dhe se ata veçse kishin kaluar “në pjesën e Egjiptit”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit