-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Nuk diskutuam për Asociacionin, pa nënshkrim nuk nis zbatimi

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se në takimin e sotëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, nuk kanë diskutuar për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi siç ka thënë Bislimi, pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti në takim me liderët evropianë.

Kryenegociatori i Kosovës dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç u takuan veç e veç me Lajçakun gjatë ditës së sotme në Bruksel. Në një prononcim pas përfundimit të takimit, Bislimi ka thënë se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.

Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentat tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar.

Drafti që i është sjell Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por a është në harmomi të plotë, do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanci që kemi marrëveshje valide e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit