-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i federatës moldave injoron Shqipërinë: Jam i sigurt, fitojmë me 2 gola

Kryesoret

Moldavi – Shqipëri do të luhet nesër në datën 17 nëntor në stadiumin “Zimbru” të Chisinaut, duke nisur nga ora 18:00. Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon një pikë për të qenë zyrtarisht në fazën finale të “Gjermani 2024”. Leonid Oleinicenco, kreu i FMF në një intervistë për RTSH thotë se nuk e diskuton fitoren me Shqipërinë.

Ne do të fitojmë edhe pse kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme për ju. Unë jam i sigurt se do të fitojmë sepse kam shumë besim. Ju thashë, ne do të fitojmë dhe nuk ka rëndësi se si do të fitojmë. Do të fitojmë me 2 gola.

Shqipëria ose më saktë të gjitha ekipet ballkanase luajnë futboll shumë të mirë. Dua të them të njëjtën gjë edhe për Kosovën dhe kjo ka qenë një surprizë e madhe për ne në këto eliminatore.

Ju keni një skuadër shumë të fortë dhe në Kombëtaren tuaj merr kuptim fjala grup sepse jeni shumë të bashkuar. Ne presim një ndeshje shumë të vështirë me Shqipërinë.

Ju ndoshta keni nevojë vetëm për një pikë por unë e di shumë mirë që Shqipëria do të luajë për të fituar si zakonisht por do të shikojmë se cfarë do të ndodhë” tha ai.

“Jemi në formë mjaft të mirë”/ Kombëtarja “top” niset drejt “finales” së parë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit