Në foto viktima Alban Kaloshi
Arrestohet Viktor (Xhevahir) Elezi nga policia e Dibrës, pasi është dënuar për vrasjen e Alban Kaloshit në vitin 2017.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë arrest në burg për Viktor (Xhevahir) Elezin 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër.
Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e Alban Kaloshit të kryer në vitin 2017” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.