Vetëm tetë muaj në detyrë. Agim Ismaili është shkarkuar nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ismaili u emërua në krye të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.
Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, AKU-së dhe nëndrejtorit të pastrimit të Parave.
Në krye të IKMT në vend të tij do të emërohet Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.