Shqipëria mbyllur pjesën e parë në avantazhin e një goli ndaj Moldavisë autor i të cilit ishte Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë, të fituar nga Taulant Seferi.
VIDEO/ Seferi i dhuroi penalltinë, Cikalleshi “çan” portën moldave
Loja ishte tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat.
Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.
Moldavi -Shqipëri, Taulant Seferi fiton penallti, Cikalleshi shënon GOOOL!