19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarisht!!! Shqipëria kualifikohet në “Euro 2024”

Kryesoret

Shqipëria ka marrë një barazim në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 1-1.

VIDEO/ Seferi i dhuroi penalltinë, Cikalleshi “çan” portën moldave

Ky barazim na çon tashmë në Gjermani, në “EURO 2024”, për herë të dytë në histori në këtë kompeticion. Shqipëria ka bërë një rrugëtim perfekt në këto kualifikuese, duke u pozicionuar tashmë aktualisht në vendin e parë me 14 pikë.

VIDEO/ Ja festa në tribuna për golin e Cikalleshit në Moldavi

Autori i golit për ne ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, në minutën e 25’. Taulant Seferi po tentonte me driblimet e tij të dërgonte topin brenda zonës, dhe është rrëzuar nga kundërshtari duke fituar kështu penallitnë.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, me Moldavinë e cila tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, duke i vendosur kuqezinjtë shpesh në vështirësi.

Atëherë kur nuk duhej, Moldavia ka gjetur golin e barazimit në minutën e 87’.

Moldavi-Shqipëri, barazojnë vendasit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit