-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të ruajmë vendin e parë në grup”, Sylvinho: T’i mbyllim me fitore kualifikueset

Kryesoret

Nesër në mbrëmje kombëtarja do të presë në “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Nesër ndeshja në Tiranë, trajneri i Ishujve Faroe: Nuk duam t’i prishim punë Shqipërisë

Kjo përballje mund luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, ku tekniku Sylvinho fillimisht u shpreh shumë falenderues për tifozët, si dhe shumë i lumtur për arritjen e kualifikimit në fazën finale të Euro 2024 e më tej u shpreh se kërkonte fitoren në sfidën e fundit të këtyre eliminatoreve.

“Një ëndërr e bërë realitet”, Bare pas kualifikimit: Sylvinho na dha besim

“Vijmë në këtë sfidë në kështu shumë të mira, por si fillim dua te falenderoj të gjithë shqiptarët dhe të gjithë tifozët, që na kanë mbështetur, për të mbërritur deri këtu.

Është diçka fantastike, një ëndërr shumë e bukur, arritëm kualifikimin në Moldavi, festuam me tifozët dhe u nisëm menjëherë drejt Tiranës, për t’u përgatitur për sfidën ndaj Ishujve Faroe, sepse është një kundërshtar i vështirë, me lojtarë të gjatë, të cilët janë të aftë në luftën në ajër e që mbrohen shumë mirë.

Sigurisht tani objektivi ynë i dytë, pas kualifikimit, është sigurimi i vendit të parë në grup, pasi do të ishte shumë bukur, nëse në shortin që do të hidhet në dhjetor do të kishim një pozicion tjetër nga hera e kaluar. Por, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, ta mbyllim sa me fitore këtë fushatë,” tha Sylvinho.

Nuk u grumbullua në kombëtare, Broja: Ja pse nuk më zgjodhi Sylvinho

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit