-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk u grumbullua në kombëtare, Broja: Ja pse nuk më zgjodhi Sylvinho

Kryesoret

Mosgrumbullimi i sulmuesit të kombëtares, Armando Brojës në ndeshjet e muajit nëntor nga trajneri Sylvinho, ka bërë që të përflitet për një mosmarrëveshje apo pakënaqësi mes tyre.

Por këtë zëra ka vendosur t’i hedh poshtë vetë Broja me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi ka bërë të qartë se nuk ka asgjë mes tij dhe trajnerit dhe arsyeja pse ai nuk u zgjodh ishte për shkak të dëmtimit që kishte pësuar më parë dhe mos aktivizimit të shumtë këto kohë.

“…Isha shumë i mërzitur që mu desh të humbisja 1 vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. 

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermaninë. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin e Shqipërisë. 

Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë, nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit,” shkruan Broja ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit