Shqipëria i mbylli kualifikueset e Evropianit me një barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe.
Në një ndeshje që tifozët e bënë festë shumë orë përpara, ekipi zhgënjeu në fushë, duke marrë vetëm një pikë ndaj ekipit të vendit të fundit të grupit, por mjaftueshëm për të mbyllur eliminatoret në vendin e parë, me 15 pikë, duke lënë pas Republikën Çeke.
Pas vërshëllimës së arbitrit nisi festa në fushë dhe shkallët e stadiumit.