-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen acari? Dëborë dhe rënie e ndjeshme e temperaturave/ Moti

Kryesoret

Edhe dhe pse dita e sotme do të sjellë mot me diell në të gjithë territorin shqiptar, pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në orët e pasdites dhe vonë në darkë.

Më të shpeshta do të jenë gjatë ditës së martë, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu si fillim në orët e mesditës në zonat veriore dhe më pas në orët e mbrëmjes në zonat veriore si pasojë e rënies së temperaturave, do të konvertohen në reshje dëbore.

Parashikohet që në orët e vona të natës, e gjithë Ultësira Perëndimore të rrezikohet nga momente të pakta me pika shiu.

Edhe pjesa tjetër e mbetur e javës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, duke bërë që në Ultësirën Perëndimore të kemi reshje shiu, herë pas here do të jetë edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet gjatë ditës së sotme do të regjistrojnë jo më shumë se 17 gradë celsius, do të kemi një rritje të ndjeshme ditën e martë duke bërë që maksimumet të ngjiten 19-20 gradë por sërish pjesa tjetër e javës do të ketë rënie, duke bërë që maksimumet të luhaten në 16 apo 17 gradë.

Vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të luhaten nga 0 deri në 2 gradë celsius gjatë kësaj jave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit