-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi i të miturit nga Kukësi: Kur të bëhem 16-vjeç, do të shkoj me gomone në Angli

Kryesoret

Të dërguarit e medias britanike “Daily Exspress” ksnë udhëtuar deri në fshatin e largët malor në veri të vendit, Gostil, në Kukës, për të ku mbledhur mendimet e fëmijëve të shkollë se si ata e shohin të ardhmen.

“Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do marr një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe,” kështu i tha një fëmijë gazetarit britanik Zak Garner Purkis.

Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren. Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit po shkojnë të gjithë në Britani.

“Vetëm fëmijët e vegjël mendojnë të jetojnë këtu, më të mëdhenjtë duan të ikin,” tha një 13-vjeçare nga Gostil për gazetën “Daily Express”.

“Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18-vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur,” tha i mituri.

Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil.

“Xhaxhai im ndërtoi një shtëpi dhe bleu gjithashtu një Audi Q7 me vlerë 67,000 £” thotë një djalë duke ndezur Iphone-in tip i fundit që ja kishte dhuruar një i afërm në Angli. “Do të doja të kisha gjëra të tilla, gjëra të bukura dhe nuk kam asnjë mundësi nëse qëndroj këtu,” shton më tej.

Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta.

Djemtë i dinë mirë rreziqet e udhëtimit përmes kanalit me gomone, por janë kokëfortë për të ndërruar mendje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit