Detajet e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit do të bëhen të ditura nga Katari “brenda pak orësh”.
Marrëveshja do të përfshijë lirimin e grave dhe fëmijëve pengje izraelite në këmbim të lirimit të fëmijëve dhe grave palestineze të mbajtur në burgjet izraelite, si dhe një pauzë në luftimet “për disa ditë” dhe hyrjen e ndihmave në Gaza.
Al-Rishq akuzoi gjithashtu Izraelin se po përpiqet të diktojë kushtet e negociatave ndërsa vazhdon të sulmojë Gazën për të “thyer rezistencën.
Kjo nuk do të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se “marrëveshja do të jetë e pranueshme për udhëheqësit e ushtrisë”.