Faza e kualifikueseve për “Euro 2024”, mbyllet sonte me sfidat e saj të fundit në grupe përpara fazës “play off”.
Kualifikimi historik në “Euro 2024”, Shqipëria në vazon e dytë?
Gjithçka prite të përcaktohet nga ndeshjet e fundit në grupet B, D dhe I. Në grupin D Kroacia do të presë Armeninë, me skuadrën e Modriç që luan me çdo kusht për një fitore.
“Nota për lojtarët”, ja si vlerësohen kuqezinjtë për ndeshjen kundër Ishujve Faroe
Në fushë gjithashtu zbret dhe Kosova, e cila luan ndeshjen e fundit në grup përballë Bjellorusisë.
Dardanët do të kërkojnë tri pikët në mënyrë që ta mbyllin këtë fushatë në vendin e tretë, në rast se Izraeli dështon të fitojë në transfertë me Andorrën.
NDESHJET:
GRUPI B
GJIBRALTAR – HOLANDË 20:45
GREQI – FRANCË 20:45
GRUPI D
ARMENI – KROACI 20:45
UELLS – TURQI 20:45
GRUPI I
ANDORRA – IZRAEL 20:45
KOSOVË – BJELLORUSI 20:45
RUMANI – ZVICËR 20:45
Emocionuese! Djali i heroit Afrim Bunjaku thërret emrin e babait me tifozët në “Air Albania”