-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po jepte shfaqje, vritet aktorja ruse nga një sulm ukrainas

Kryesoret

Një aktore ruse është vrarë në një sulm ukrainas teksa ajo po jepte një shfaqje. Salla në Ukrainën e pushtuar, ku Polina Menshikh po performonte në kuadër të një feste ushtarake ruse, u godit nga granatimet ukrainase më 19 nëntor.

Ukraina tha se rreth 20 ushtarë rusë u vranë në sulm, por autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë, raporton BBC. Sipas raportimeve lokale, Menshikh po jepte një performancë në një sallë vallëzimi lokale me kapacitet për rreth 150 njerëz.

Menshikh ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Portal, një studio teatri me qendër në Shën Petersburg e lidhur me Menshikh tha se një shfaqje e ardhshme do t’i kushtohej kujtimit të saj. Sulmi u zhvillua rreth 60 km (37 milje) nga vija e frontit, në fshatin Kumaçove.

Kumachove ndodhet në rajonin e Donetskut, në zonën e Ukrainës lindore të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014. Zona të tjera në rajonin e Donjeckut kanë qenë vatra luftimesh të egra muajt e fundit, veçanërisht qytetet Avdiika dhe Bakhmut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit