-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“The Sun” parashikon shortin, Shqipëria në grupin 2

Kryesoret

Shorti për fazën e grupeve të Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg, e megjithatë “The Sun” ka bërë një simulim të parakohshëm.

Sipas këtij simulimi, Shqipërisë i bie që të ketë në grup “3S”, Spanja, Serbia dhe Sllovakia. Pikërisht në Grupin 2.

Wellsi, i cili duhet të përparojë në “Play-off”-in A për të kaluar në finale, mund të përballet me një grup që përfshin Gjermaninë, Danimarkën dhe Republikën Çeke në Grupin 1.

Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C parashikohen si skuadrat e grupit 3

Simulimi i “ the sun” ka qenë interesant për Anglinë, që në grup do të ketë Skocinë, Turqia dhe kampionët e Euro 2020, Italia, duke u vendosur në Grupin 4.

Ndërkohë, grupi i simuluar i Belgjikës është me një përzgjedhje të ndërlikuar, ku do të jenë edhe Hungaria, Kroacia dhe Zvicra, duke formuar kështu Grupi 5.

Grupi 6 është konsideruar si grupi i vdekjes, ku bëjnë pjesë Portugalia, Austria, Holanda dhe fituesi i Play-off B.

Grupet e simuluara

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A

Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi

Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër

Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit