Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për ish-zv/ drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani pasi akuzohet se përkrahu autorët e krimit dhe pastroi lekët e drogës së djalit. Ai deklaroi se i ka shërbyer shtetit kur ka qenë në pozitë dhe tani është në burg prej djalit.
“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit” deklaroi ai.
Në burg ka mbetur edhe shefi i Krimeve Dodan Gjoni dhe Bujar Ajeti (Germizi). Gjoni nuk ka pranuar që të flasë në gjyq. Avokatët e personave nën akuzë dhe të arrestuar kanë deklaruar se përgjimet nuk mund të merren si provë.
DËSHMIA E PLOTË/ Erzen Breçani: Kam arrestuar kriminelë, por tani jam në burg prej djalit tim