Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon përjashtimin e gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi nga procesi që po zhvillohet në këtë shkallë të gjyqësorit për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës.
Pak ditë më parë Olldashi e liroi nga qelia Malltezin duke e dërguar në arrest shtëpie. Në media pasuan disa shkrime që zbulonin se Olldashi kishte marrë një apartament me çmim preferencial në kompleksin “Partizani” duke pretenduar për konflikt interesi.
KLGJ u doli në mbrojtje dy gjyqtarëve, Olldashit, por edhe Irena Gjokës në Shkallën e Parë. Por në pritje të vendimit për kërkesën e dytë të Malltezit për t’i liruar 25 pasuritë mes tyre, vila, apartamente, biznese dhe 6 llogari me qindra mijëra Euro dhe Dollarë, SPAK-u kërkon përjashtimin e kësaj gjyqtareje nga procesi. Miliana Muça do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për përjashtimin e Iliriana Olldashit nga procesi.