-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U bllokuan nga BE/ IPARD gjen 33.5 milionë euro parregullsi fondet për bujqësinë

Kryesoret

Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të dhëna nga programet IPARD, përbëjnë një shumë prej 33,5 milionë eurosh, e cila është 2,5 herë me lartë se shuma prej 13 milionë euro që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera në Ballkan të tilla si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.

Të dhënat janë raportuar në një dokument pune të Komisionit Europian (KE), i cili jep një vlerësim statistikor të  parregullsive të raportuara për vitin 2022, që nuk përbëjnë veprimtari mashtruese.

Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 13 mln euro ose 29 % në 6 vende te tjera.

Dokumenti i KE tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022,  numri i parregullsive jo-mashtruese pësoi rritje të jashtëzakonshme dhe roli kryesor i takon Shqipërisë (shiko tabelën e mëposhtme).

Numrin më të lartë të rasteve me parregullsi e kishin Turqia dhe Maqedonia e Veriut, por vlera më e lartë monetare e abuzimeve i takon Shqipërisë, theksojnë ekspertët e KE.

Psh në Turqi u gjetën 208 raste të parregullta ku janë përdorur fondet e IPARD. Por vlera e fondeve në këto raste ka qenë e vogël, më pak se 10 mijë euro, duke bërë që shuma e konsideruar e parregullt në rastin e Turqisë mos të jetë më shumë se 7.9 milionë euro. Turqia është një shtet në proces anëtarësimi me dhe me një popullsi 31 herë më të madhe se Shqipëria.

Në Maqedoninë e Veriut fondet e IPARD të gjetura në parregullsi janë rreth 3.2 milionë euro që u takojnë 155 rasteve./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit