-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U raportua e zhdukur, 2-vjeçarja ukrainase e birësuar nga aleati i Putinit

Kryesoret

Një aleat politik i Putin, Sergej Mironov, ka adoptuar një fëmijë që e kishte marrë nga një jetimore në Ukrainë, sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC.

Sergej Mironov, lideri 70-vjeçar i një partie politike ruse, ka birësuar një vajzë 2-vjeçare, e cila u mor në vitin 2022 nga një grua me të cilën ai tani është i martuar.

Të dhënat tregojnë se identiteti i vajzës është ndryshuar në Rusi. Mironov nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Vajza e quajtur fillimisht Margarita, ishte një nga 48 fëmijët që u zhdukën nga Shtëpia e Fëmijëve Kherson kur forcat ruse morën kontrollin e qytetit. Ata janë në mesin e rreth 20,000 fëmijëve që, sipas qeverisë ukrainase, janë kapur nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë në 2022.

Nëna e Margaritës kishte hequr dorë nga kujdestaria menjëherë pas lindjes së saj dhe nuk dihej vendndodhja e babait të saj. Gruaja u prezantua si “përgjegjëse e çështjeve të fëmijëve nga Moska”.

Brenda një jave, Margarita doli nga spitali. Të nesërmen në mëngjes, stafit në shtëpinë e fëmijëve iu kërkua ta bënin gati vogëlushen.

Shtatë javë më vonë, Igor Kastyukevich, një deputet rus i veshur me rroba ushtarake, mbërriti në shtëpinë e fëmijëve dhe, me zyrtarë të tjerë, filloi të organizonte dëbimin e fëmijëve të mbetur, duke përfshirë edhe gjysmëvëllain e Margaritës, Maxym.

Për pesë muaj, BBC është përpjekur të gjurmojë Margaritën dhe 47 fëmijët e tjerë, duke punuar me Victoria Novikova. Gjetja e fëmijëve të humbur në një vend kaq të madh sa Rusia, një vend prej më shumë se 17 milionë km katrorë nuk është detyrë e lehtë.

Pas kërkimeve të mëtejshme, u zbulua se Varlamova punon në parlamentin rus. Sipas një burimi rus Varlamova ishte martuar së fundmi me liderin e partisë politike Sergej Mironov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit