-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë dhe municion luftarak të fshehur në stan, në kërkim 35-vjeçari

Kryesoret

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak, në një stan në pronësi të babait të tij.

Arma dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Strukturat hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në fshatin Shkozë, Vlorë, në një stan në pronësi të shtetasit I. I., kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, për shtetasin I. I., 63 vjeç dhe shpallën në kërkim djalin e tij, shtetasin L. I. alias L. M., 35 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij,” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit