Të shtëna me armë pranë tregut në qytetin e Lezhës. Një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake i plagosur ka mbetur shoferi i një furgoni. Ai kishte furgonin me pasagjerë dhe ishte në lëvizje në momentin që është qëlluar.
Shkaqet e të shtënave me armë në Lezhë dhe autori nuk dihen ende.