-sidi education-spot_img
14.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurthi me qentë! SPAK “paketon” Almën dhe Safet Gjicin: Kemi prova!

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë mbyllur hetimet dhe kanë çuar për gjykim dosjen në ngarkim të Safet Gjicit dhe 40-vjeçares Alma Kaci. Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit që u fut në kurth dhe u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë akuzohet për korrupsion. Gjici, që ndodhet në burg akuzohet në këmbim të marrëdhënies i premtoi Kacit se do ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

SPAK thekson se “në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit