Moti i keq ka prekur dhe Jugun e Shqipërisë.
Për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të dendura është bllokuar lundrimi i trageteve dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
Ndërkohë reshjet e dëborës kanë bllokuar aksin nacional Peshkopi-Bulqizë.
Bazuar në atë që është raportuar asnjë borëpastruese nuk po kujdeset për të hapur rrugën.
Në këtë aks njëra prej makinave ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.