-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi dhe dallgë në det! Njoftimi i rëndësishëm për lëvizjet me traget

Kryesoret

Shqipëria prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga një mot i keq që ka sjellë reshje në të gjithë vendin, jo vetëm shiu, por edhe dëbore.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se ka ndryshime në oraret e nisjes së trageteve nga vendi ynë për shkak të motit të keq me dallgë dhe stuhi në det.

“Si rezultat i kushteve te veshtira meteorologjike Anijet pasagjere te linjes Durres-Bari -Durres, nuk do te nisen ne orarin e caktuar,por do te nisen nga  te dy portet respektive ne daten 26.11.2023 ne mesdite. Trageti i linjes Ankona -Durres mberrin neser ne Durres ne mesdite.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme. Te interesuarit te kontaktojne agjensite respektive per informacione te mëtejshme” njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Moti i keq, Vlora ndal lundrimet, bora bllokon aksin Peshkopi-Bulqizë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit