-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina godet për vdekje 41-vjeçarin, shoferi “arratiset” nga vendi i ngjarjes

Kryesoret

Një makinë ka goditur për vdekje një këmbësor në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa goditja ka shkaktur vdekjen e Sh.G., 41-vjeç, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:47.

Sipas asaj që raporton policia, goditjet që ka marrë viktima në trup kanë qenë të papërballueshme, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku Kujdestarë.

Drejtuesi i makinës është ende në kërkim nga policia.

“Me datë 26. 11. 2023  rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton  në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë. Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar  në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit