Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qënë ditën e sotme në Londër pasi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit(NCA) në Londër.
Nga takimi Balla deklaron se të dyja shtetet po bashkëpunojnë ngushtë për luftën kundër narkotikëve.
Balla është shprehur se në fokus të bisedës ishte procesi i vetëpastrimit të policisë dhe bashkëpunimin me Interpol-in mbi ekstradimet e personave në kërkim nga Dubai dhe vende të tjera.
Gjithashtu ai thekson se një pjesë e operacioneve ka të bëjë me hetimin e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave.