Të shtunën Shkodra përcolli aktorin legjendar Zef Deda për në banesën e fundit. Djali i tij, Julian Deda ka zbuluar përmes një postimi prekës në facebook amanetin e fundit të të atit, mjeshtrit të madh Zef Deda.
Ai shkruan se e vetmja gjë që Zef Deda i kërkoi familjes para se të largohej nga kjo botë, ishte të ishin të qeshur.
“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkojë në vend. Familja jonë falenderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!” shkruan Julian Deda në facebook.
Zef Deda ishte një nga komedianët më të njohur shqiptar, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 24 nëntor, pasi humbi betejën nga një sëmundje nga e cila vuante.