Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Vlorë ku ka mbledhur asamblenë në pritje të datës 28 për të nisur festimet në Sheshin e Flamurit. Socialistëve vlonjatë u ka folur për dy investime të reja që lidhen me aeroportin e ri që është në ndërtim.
“Do të krijojmë një sektor të ri për mirëmbajtjen e avionëve në Shqipëri. Prej një viti Shqipëria është në vendin e parë në klasifikimin e aviacionit civil europian për numrin e pasagjerëve, prandaj Agjencia Europiane ka vendosur që në Shqipëri të hapet akademia për kontrollorët ajrorë, që është një tjetër sektor i ri që krijohet këtu në Shqipëri, që do të jetë ndërkombëtare. Mendimi ynë është që këtë akademi ta hapim në Vlorë pranë aeroportit të ri të Vlorës” tha ai.