-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festë kuqezi dhe dëborë! Ku janë rrugët me probleme? (Situata e fundit)

Kryesoret

Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të kësaj të marte kanë rinisur reshjet e borës dhe shiut në disa zona të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën në rrugë, ku thotë se qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa u ka bërë thirrje të udhëtojnë me kujdes, duke përdorur goma dimërore, zinxhirë dhe të ulin shpejtësinë.

“Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë në rritje. Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastimin e akseve. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit