Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordxan Gërliq Radman, i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalojë përpjekjet e saj për të destabilizuar Kosovën.
Ky koment i Gërliq Radman u dha gjatë një takimi në Bruksel të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s .
“Gërliq Radman i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen dialogut dhe i bëri thirrje Serbisë se çdo përpjekje për të destabilizuar fqinjin e saj nuk është e pranueshme”, u tha në njoftimin e Qeverisë kroate.
Gërliq Radman tha gjithashtu se stabiliteti i Bosnja Hercegovinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kroacinë dhe për këtë arsye tha se Dubrovniku dëshiron sinqerisht që ajo të marrë rrugën e saj euroatlantike.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, para takimit tha se NATO do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, “pasi kjo është e rëndësishme për të gjithë Evropën” raportojnë mediat kroate.