Stuhia dhe era e fortë kthejë “përmbys” Librazhdin, kryebashkiaku apel qytetarëve
Një stuhi shiu dhe era e fortë ka goditur qytetin e Librazhdit, duke marrë përpara karriget dhe çadrat e bizneseve.
Kryebashkiaku i qytetit, Mariglen Disha ka bërë publike në Facebook pamjet e asaj që ka lënë pas stuhia, duke paralajmëruar se e keqja nuk ka mbaruar ende.
Postimi i Mariglen Dishës:
Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë nates.
Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk jane të domosdoshme, por të qendrojnë në shtëpi. Bashkia Librazhdit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.
Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.
Për çdo nevojë mund të kontaktoni:
Zjarrëfikësja 128