2 aksidente janë regjistruar në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se qytetarja me inicialet A.D., 38 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç u përplas me automjetin që drejtonte qytetari P. L., 23 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë A.D.
Gjithashtu një tjetër aksident ka ndodhur në Shkodër ku E. U., 18 vjeç, banues në fshatin Perash, dje, në sheshin “Balshaj”, u përplas me bordurën e trotuarit ku janë plagosur lehtë pasagjerët B. K., 18 vjeç dhe A. D., 18 vjeç.