Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet dhe zbuloi lidhjen mes eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian.
Prokuroria hetoi çështjen e një shoqate që trafikonte në mënyrë të paligjshme drogë dhe zhvasnin mallra të vjedhura.
Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe, duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për t’u shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat.
Në Shqipëri kreu i organizatës ishte Arkez Dibrani.
Ai siguronte trafikun e drogës duke siguruar drejtuesit dhe mjetet e kompanisë së transportit “Ke.gi” për veprimtari të paligjshme.”, me qendër në Durrës.
Bashkëpuntorët e tij për shpërndarjen e heroinës në Catazaro ishin Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça.