Një ngjarje tragjike ka përfshirë përsëri komunitetin shqiptar në Greqi, pasi mediat në vendin fqinj raportojnë për vdekjen e papritur të një 45-vjeçari.
Mësohet se shqiptari jetonte në Nea Ionia dhe pasditen e së mërkurës u gjet i vdekur nga të afërmit e tij.
45-vjeçari nuk i është përgjigjur telefonatave me miqtë të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe kanë mbërritur në shtëpinë e tij, ku e kanë gjetur të vdekur. Po ashtu raportohet se trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë.