-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalic: Respekt i madh për Shqipërinë, presim një përballje të vështirë

Kryesoret

Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me Spanjën, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacinë, si dhe Italinë, kampione e Evropës në fuqi.

Pas shortit, disa fjalë për mediat i tha edhe tekniku i kroatëve, Zlatko Dalic, i cili, përvecc se vuri në dukje vështirësë e grupit, theksoi se ka shumë respekt për Shqipërinë ndërsa kujtoi edhe kohën kur trajnonte Dinamon në Superiore.

Trajneri i Spanjës: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, mos harroni Shqipëria ishte e para në grup

“Është grupi më i vështirë kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Do të jetë një luftë e madhe, objektivi është të kalojmë grupin. Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, Por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tonë.

Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë.

Shkarkimi nga Dinamo shumë vite më parë?

“Ka shumë kohë, kalova tetë muaj dhe ishte mirë për mua. Shihemi në qershor,” u shpreh Dalic./abcnews.al

Spalletti: Di gjithçka për Shqipërinë, një nga ekipet më të forta në qarkullim

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit