-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani”, Duka: Shqipëri, je skuadra më e bukur në botë

Kryesoret

Spanja, Italia dhe Kroacia, një grup që ka futur në mendime edhe trajnerët e skuadrave më të rëndësishme, por që nuk ka zbehur entuziazmin e Presidentit të FSHF-së Armand Duka, i cili nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ndër të tjera shkruan se kuqezinjtë nuk do të shkojnë si turistë në Gjermani.

Shqipëria në “grup ferri”, Duka: I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, të besojmë në kalim grupi

“Spanja, Italia, e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares sonë kuqezi në finalet e Kampionatit Europian ‘‘Gjermani 2024“. Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht. Por futbolli është plot surpriza.

Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve. Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë.

Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtij kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll  dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona.

Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë,” shkruan Duka në Facebook.

Shorti i “Euro 2024”, Sylvinho: Do provojmë të tregojmë forcën tonë, grup i vështirë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit