-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëbora në Gjermani, rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

Kryesoret

Aeroporti i Mynihut ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe.

Aeroporti i Mynihut është funksionalizuar në orën 06:00 pas një mbylljeje të shtunën, për shkak të borës së madhe.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty.

Pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë nëse do të realizohen fluturimet e tyre, para se të nisen drejt aeroportit.

Për udhëtimet me trena, banorëve të jugut u është bërë thirrje që të bëjnë vetëm udhëtimet e domosdoshme.

Autoritetet kanë angazhuar helikopterë për të kryer vëzhgime ajrore për të parë gjendjen e binarëve.

Pavarësisht situatës, autoritetet kanë raportuar për aksidente të vogla. Bora dhe temperaturat e ulëta, pritet të mbizotërojnë në atë zonë edhe në ditët në vazhdim./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit