Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në kryeministri, homologun e Portugalisë, Antonio Costa.
Kreu i qeverisë, e cilëson kryeministrin portugez si një reformator të mirënjohur dhe të shumë vlerësuar.
Rama njofton se gjatë takimit është diskutuar për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë e dy vendeve, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!
“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali,” shkruan Rama.