-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte derbi Tirana-Partizani, ja segmentet rrugore që do bllokohen

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi midis Tiranës dhe Partizanit, sfida do të fillojë në orën 19:00.

Një përballje e cila ka gjithnjë një pjesëmarrje të lartë nga të dyja tifozeritë, për këtë arsye për të garantuar rendin dhe sigurinë policia ka marrë disa masa.

Masat e marra nga Policia e Tiranës do të jenë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Për këtë do të ketë bllokime të disa rrugëve dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, Rruga “Papa Gjon Pali II”, COIN – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit, MAK Albania – stadium.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit