Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në konferencën e sotme shpalosi detaje nga vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska, nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.
Sipas tij dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, një në bisedë informative dhe një jashtë shtetit.
FOTO/ Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, një sipërmarrës i njohur dyshohet se iku në Turqi…
“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74 vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria.
Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative,” tha Spasovski.
U rrëmbye dhe u gjet e vdekur, babai i 14-vjeçares nga Shkupi në polici
Po ashtu mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ministri tha se motivi i vrasjes së të miturës është interesi vetjak, por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit.
Babai u tha se sa orë shkon vajza në shkollë dhe qëllimi ishte të zhvatnin para nga nëna.
Ky grup e njihte familjen dhe sipas tij bëhet fjalë për një grup kriminelësh. Gjithashtu njoftohet se babai është ende në komisariat.
Tronditet Maqedonia/ Flet vajza e viktimës së dytë: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm