Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar që ka vizituar një fermë eksperimentale në Cërrik, e cila është pjesë e shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një investim i vënë në jetë nga Agjencia izraelite MASHAV.
Postimi i Ramës
Një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, një projekt i vënë në jetë nga MASHAV – Agjencia Izraelite për Zhvillim, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore👨🌾👩🌾🚜🥕🍉🍏🫑🍆🍅
🏕️Ky investim përfaqëson një tjetër hap drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore dhe nxitjes së një bujqësie më efikase, më inovative dhe më konkurruese përmes përdorimit të teknologjive të reja, duke shënuar njëkohësisht edhe një kapitull të ri zhvillimi dhe përparimi mes Shqipërisë dhe Izraelit🇦🇱🤝🇮🇱









