-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bekim Qoku: Vrasja e vajzës 14 vjeçe na rizbulon dy dukuri

Kryesoret

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kritikoi ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maqedoni.

“Vrasja e vajzës 14 vjeçe na rizbulon dy dukuri. E para, që, megjithëse viktima është e etnitetit maqedonas, të gjithë shqiptarët pa përjashtim këtu shprehën keqardhjen, empatinë dhe solidarizimin lidhur me rastin. Ata tani do të bashkëvajtojnë vrasjen e saj.

E dyta, aq shumë u paragjykuan nga disa media dhe politikanë maqedonas që autorët e rrëmbimit janë shqiptarë, saqë dje prokuroria u detyrua të deklarojë në mënyrë eksplicite që të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë maqedonase.

Kjo është një tregues se sa të paskrupullt janë disa njerëz e sa e brishtë është bashkëjetesa ndëretnike këtu. Duhet vetëm një shkëndijë, qoftë për arsye keqkuptimi apo banale, për t’u ndezur një vatër konflikti.

Krimi dhe kriminelët nuk kanë komb e fe. Në Kosovë ishin shqiptarë, këtu maqedonas. Të dyja viktimat ishin të pafajshme.

Dy familje u morën në qafë nga lakmia për pasuri” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit