Pas vrasjes së Liridona Ademajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sot do të mbajë protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.
Protesta nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare,” thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë.
Trondit Karamuço: Burri harroi të mbyll telefonin, vrasësi i futi pistoletën nga xhami
Vrasja e Liridonës, Milaim Zeka në lot: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua