-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kostot vjetore më pak se 200 mln euro”, Italia ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Kryesoret

Këshilli i Ministrave në Itali miratoi dje marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 nëntor.

Ratifikimi i Protokollit ndërmjet dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit, mori dritën jeshile në mbledhjen e ekzekutivit italian pasditen e të martës. Ndërkohë ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt.

“Kostot vjetore të marrëveshjes janë më pak se 200 milionë dhe do të shpenzohen mirë për të përballuar luftën kundër emigracionit të parregullt dhe janë shumë më pak se ato të sekuestruara nga Policia Financiare për keqpërdorim të superbonusit,” tha Tajani.

Teksti përfundimtar do të ndihmojë për të kuptuar më mirë se si mund të marrë formë projekti për ndërtimin e strukturave të planifikuara në Shqipëri në portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe në zonën e Gjaderit, 20 kilometra në brendësi të vendit.

E para, ajo ku do të zbarkonin emigrantët e ngarkuar në Mesdhe në bordin e anijeve italiane, në bazë të fletëve që përmban protokolli, do të ketë një perimetër afërsisht 240 metra, me një gardh të jashtëm 4 metra me “offendicula”, d.m.th. tela ose sisteme të ngjashme, dhe rrugë të ndryshme brenda: ajo për emigrantët, ajo për trajtimin kundër zgjebes, rrugët e daljes drejt një kampi pritjeje dhe drejt kampit të paraburgimit.

Struktura në Gjadër, ajo për konstatimin e kushteve për mbrojtjen ndërkombëtare dhe për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali, do të ndërtohej në një sipërfaqe ndërtimi prej 77700 metrash katrorë: harta kadastrale tregon 10 ndërtesa për gati 2 mijë metra katrorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit