-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ktheu banesën në bazë për grupet kriminale, pronari: Blej dhe shes prej vitesh, s’kam lidhje me…

Kryesoret

Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve  në Fushë Kuqe, në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.

Ndërkohë banesa e vjetër shërbente si magazinë, pasi 40-vjeçari bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes jetonin në një shtëpi pak metra më larg të ndërtuar gjatë viteve të fundit.

“Baza e furnizimit për grupet kriminale”, arrestohet 40-vjeçari, çfarë u zbulua në Fushë Kuqe

Aparati celular i Aleks Lulashit i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale do të ekzaminohet për të parë komunikimet që mund ketë patur 40-vjeçari, çka mund të ndihmojë në zbulimin e personave që ai bashkëpunonte.

Kjo shtëpi bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve u zbuluar nga policia mëngjesin e 5 dhjetorit në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi në territorin e Qarkut të Lezhës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit, 5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur, 4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Po ashtu u sekuestrua edhe 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim, kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Baza e grupeve kriminale në Fushë Kuqe, si çmontoheshin mjetet e vjedhura, modifikoheshin dhe…

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit