-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baza e grupeve kriminale në Fushë Kuqe, si çmontoheshin mjetet e vjedhura, modifikoheshin dhe…

Kryesoret

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me bazën e një grupi kriminal që ishte stacionuar në një banesë në Gorre të Fushë Kuqe.

Kjo banesë përdorej nga grupet kriminale për të futur mjetet e vjedhura ku bëhej grumbullimi, ndryshohej dhe numri i shasisë së tyre.

Kjo banesë ishte në pronësi të 40-vjeçarit Aleks Lulashi, tashmë të arrestuar, por ishte e pabanueshme.

“Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër, kanë kryer kontrolle në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit A. L.. Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;
-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;
-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;
-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;
-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale,” njofton policia.

“Baza e furnizimit për grupet kriminale”, arrestohet 40-vjeçari, çfarë u zbulua në Fushë Kuqe

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit