-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë dhe kanabis, Rrumbullaku: Goditen 181 raste të paligjshme të lojërave të fatit

Kryesoret

Krimi Kibernetik i Policisë së Shtetit zbarkoi mbrëmjen e shkuar në disa zona të Tiranës në një aksion kundër lojërave të fatit.

Operacioni u zhvillua me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale dhe salla bixhozi, ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti.

Lidhur me këtë rast foli dhe sot në një konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet,” tha ndër të tjera Rrumbullaku.

Shoqërohen 20 bastexhinj në Tiranë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit